Kronika 1 July 2025, 20:53 Nga VNA

Zhduket në Memaliaj miku besnik i Aleksandër Sadikaj. Asnjë gjurmë nga 30-vjeçari prej dy javësh

Ndaje në Whatsapp
Zhduket në Memaliaj miku besnik i Aleksandër Sadikaj. Asnjë

Në Memaliaj një 30-vjeçar është zhdukur pa gjurmë. Bëhet fjalë për Eraldo Muçin, një prej miqve më të ngushtë të Aleksandër Sadikaj, i njohur me nofkën Sanço. Referuar kallëzimit të bërë në polici nga prindërit e tij, 30-vjeçari ka dalë nga shtëpia me datë 15 qershor dhe prej atëherë nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Policia ka mundur të zbulojë se ai ka udhëtuar drejt Durrësit, por ende nuk ka identifikuar personat që ai ka marrë kontakt. Për rastin janë ngritur disa pista, së pari dyshimet për një ngjarje të mundshme kriminale që lidhet me faktin që ai ishte mik me Sadikajn dhe së dyti pista për borxhet.

Aleksandër Sadikaj u vra me eksploziv tek rrethrrotullimi i TEG-ut në qershor të 2022. Në shenjë hakmarrje u vra Edmond Papa kundërshtar I tij. Dy kushërinjtë e tij, Adriatik e Zamir Kalemi iu mbijetuan dy atentateve mafioze. Dhe ne fund u shënua masakra e Memaliajt, ku u vra Shyqyri Kalemi daja i Sadikaj, dhe dy persona të tjerë, pa asnjë lidhje më përplasjen mes grupimeve Sadikaj-Papa.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme