Kronika 1 July 2025, 18:34 Nga VNA

U vihet flaka mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit, tymi i zi dhe era helmuese ndotin qytetin

Ndaje në Whatsapp
U vihet flaka mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit, tymi i zi dhe

Fusha e grumbullimit të mbetjeve në zonën e njohur si “landfilli” pranë Inceneratorit të Elbasanit, është përfshirë nga flakët.

Zjarri, raportohet se po përhapet me shpejtësi në sipërfaqet me mbetje të ndryshme urbane dhe industriale. Flakët e mëdha shoqërohen me shtëllunga të dendura tymi të zi që janë ngritur në ajër dhe po përhapen në drejtim të zonave të banuara të qytetit, duke krijuar një re të madhe  dhe ndotjeje mbi Elbasan.

Bashkë me tymin, qytetarët po përballen me një aromë të padurueshme që ka përfshirë një pjesë të mirë të qytetit dhe zonave përreth. Era dhe temperaturat e larta po e përkeqësojnë situatën duke ndihmuar përhapjen e tymit dhe “erës” helmuese dhe rrezikun për shëndetin publik.

Forcat zjarrfikëse janë nisur për në vendngjarje dhe po përpiqen të përballojnë flakët, por përmasat e zjarrit dhe lloji i materialeve që po digjen, të cilat përfshijnë mbetje plastike, organike dhe të tjera të rrezikshme, po e bëjnë ndërhyrjen tepër të vështirë.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme