Kronika 30 June 2025, 22:50 Nga VNA

Përfundon në pranga polici i burgut të Drenovës, dyshohet se fuste drogë për të dënuarit

Ndaje në Whatsapp
Përfundon në pranga polici i burgut të Drenovës, dyshohet se

Një efektiv i policisë së burgut të Drenovës është arrestuar ditën e sotme, pas një hetimi disamujor të ndjekur nga Prokuroria. Bëhet me dije se R. Myrte, i cili ishte vendosur prej kohësh nën përgjim, dyshohet se ka futur lëndë narkotike dhe sende të paligjshme në ambientet e burgut.

Sipas të dhënave paraprake, Myrte ka futur disa herë doza me lëndë narkotike të dyshuar si kanabis për t’ua dhënë të dënuarve, duke abuzuar me detyrën dhe duke rrezikuar sigurinë në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Arrestimi është kryer pas një urdhri të lëshuar nga Prokuroria dhe pritet që në orët në vijim të ketë një deklaratë zyrtare për zbardhjen e plotë të rastit.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme