Kronika 30 June 2025, 14:15 Nga VNA

Sezoni turistik 2025, në rrugët e Shqipërisë do të patrullojnë edhe policë kosovarë

Ndaje në Whatsapp
Sezoni turistik 2025, në rrugët e Shqipërisë do të

Punonjësit e Policisë së Shtetit do të patrullojnë në rrugë bashkë me policinë kosovare gjatë sezonit turistik 2025, për përballimin e fluksit të automjeteve për shkak të turistëve. Një memorandum bashkëpunimi mes dy institucioneve parashikon organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Shërbimet e përbashkëta do të kenë si objektiva:

  • Parandalimin e shkeljeve dhe aksidenteve rrugore;
  • Menaxhimin e trafikut në akset kryesore që lidhin të dy shtetet;
  • Shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën e policimit rrugor.

Drejtori Proda vlerësoi praninë e kolegëve nga Kosova si një ndihmë të çmuar dhe një simbol krenarie për harmoninë dhe koordinimin mes dy policive, jo vetëm në fushën e sigurisë rrugore, por edhe në luftën e përbashkët kundër krimit dhe paligjshmërisë.

Nga ana e tij, Kolonel Hoxha u shpreh se efektivët e Policisë së Kosovës janë të nderuar për mundësinë që t’u shërbejnë qytetarëve krah kolegëve të Policisë shqiptare, dhe se do të angazhohen maksimalisht për përmbushjen e objektivave të këtij memorandumi.

Shërbimet e përbashkëta nisin nga data 1 korrik 2025.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme