Kronika 30 June 2025, 10:23 Nga VNA

Nis në GJKKO gjyqi për dosjen “Partizani”, mungon Berisha në seancën e parë

Ndaje në Whatsapp
Nis në GJKKO gjyqi për dosjen “Partizani”, mungon Berisha

 

Filloi me zvarritje procesi në GJKKO për dosjen "Partizani". Në seancë mungonte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili përfaqësohet me avokatët e tij. Berisha akuzohet për veprën penale të korrupsionit kryer në bashkëpunim. Të pranishëm ishin të pandehurit Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Xhimo Begeja, ndërsa të pandehurit Fatmir Bektashi e Andia Pustina përfaqësohen nga avokatët e tyre.

Sipas gjykatës, fletëthirrjen për seancën e sotme për Berishën e ka nënshkruar Jamarbër Malltezi, si familjar i tij.

Ndërkohë, Malltezi në seancë deklaroi se nuk e ka njoftuar Berishën për procesin.

Prokurori i Posaçëm, Arben Karja, deklaroi se i pandehuri Sali Berisha nuk është njoftuar për seancën e sotme; po ashtu, shoqëria Homeplan sh.p.k. nuk ka avokat në sallë.

Gjykata vendosi ta shtyjë:

"Kjo seancë nuk mund të zhvillohet për shkak të mosmarrjes së dijenisë së të pandehurit Sali Berisha dhe gjendjes shëndetësore të të pandehurit Fatmir Bektashi", theksoi gjykata.

Seanca e radhës u caktua të zhvillohet më datë 21 korrik.

 

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme