Kronika 30 June 2025, 08:40 Nga VNA

Berisha përballet me drejtësinë: Sot nis procesi gjyqësor për dosjen “Partizani”

Ndaje në Whatsapp
Berisha përballet me drejtësinë: Sot nis procesi gjyqësor

Në Gjykatën e Posaçme nis sot procesi gjyqësor më i rëndësishëm i dekadës së fundit, ai ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i pandehur kryesor në dosjen “Partizani”. Kreu i PD-së akuzohet për atë që njihet si “kapja e shtetit”, pasi dyshohet se vuri në funksion të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të gjitha strukturat shtetërore për privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”. Berisha i ka mohuar akuzat, por tashmë dosja është në gjykim dhe ditën e sotme do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore.

Treshja gjykuese përbëhet nga Elsa Ulliri, kryesuese, dhe Bibë Ndreca e Rudina Palloj si anëtare. Seanca e sotme pritet të jetë interesante për faktin se avokatët do të paraqesin kërkesat paraprake, që nga kërkesat për përjashtim të gjyqtarëve nëse ka, kërkesa për pavlefshmëri aktesh, e deri te lista e dëshmitarëve.

Krahas të pandehurit kryesor, Berisha, në bankën e të akuzuarve do të ulen edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmenët Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja, si dhe Andia Pustina.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme