Kronika 30 June 2025, 10:43 Nga VNA

Dosja "Partizani", nis me zvarritje procesi, Sali Berisha nuk është njoftuar sipas procedurës ligjore

Ndaje në Whatsapp
Dosja "Partizani", nis me zvarritje procesi, Sali Berisha nuk

Filloi me zvarritje procesi në GJKKO për dosjen "Partizani". Në seancë mungonte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili përfaqësohet me avokatët e tij. Berisha akuzohet për veprën penale të korrupsionit kryer në bashkëpunim. Të pranishëm ishin të pandehurit Jamarbër Malltezi dhe biznesmeni Xhimo Begeja, ndërsa të pandehurit Fatmir Bektashi e Andia Pustina përfaqësohen nga avokatët e tyre. Sipas gjykatës, fletëthirrjen për seancën e sotme për Berishën e ka nënshkruar Jamarbër Malltezi, si familjar i tij. Ndërkohë, Malltezi në seancë deklaroi se nuk e ka njoftuar Berishën për procesin. Prokurori i Posaçëm, Arben Karja, deklaroi se i pandehuri Sali Berisha nuk është njoftuar për seancën e sotme; po ashtu, shoqëria Homeplan sh.p.k. nuk ka avokat në sallë. Gjykata vendosi ta shtyjë: "Kjo seancë nuk mund të zhvillohet për shkak të mosmarrjes së dijenisë së të pandehurit Sali Berisha dhe gjendjes shëndetësore të të pandehurit Fatmir Bektashi", theksoi gjykata. Seanca e radhës u caktua të zhvillohet më datë 21 korrik.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme