Kronika 30 June 2025, 14:22 Nga VNA

Asllan Dogjani “fiton” 22 vota plus nga rinumërimi. Edhe pse vazhdon të besojë se demokratët nuk e duan

Ndaje në Whatsapp
Asllan Dogjani “fiton” 22 vota plus nga rinumërimi. Edhe pse

Mes kandidatëve që rezultoi me më shumë vota të shtuara nga rinumërimi ishte Asllan Dogjani.

Sipas verifikimit të tabelës me të dhënat e plota të rinumërimit të Qarkut Tiranë, Dogjanit, në rezultante nga rinumërimi në palestrën e “Fahrie Hoti”, i janë shtuar 22 vota.

Por ajo që është interesante janë ato qendra numërimi ku Dogjanit gabimet e operatorëve i kanë hequr gabimisht vota.

Mes një liste jo shumë të gjatë kutish, Dogjani rezulton me 1 votë tepër ose 1 mangut. Përgjithësisht, në shumicën e kutive nga rinumërimi nuk ka ndryshim rezultati.

Vetëm në disa qendra Dogjani ka nga 3, 4, 5, ose 6 vota që nga rinumërimi i janë shtuar.

Kështu janë:

• QV 1584 me 4 vota që ishin zbritur gabim nga numëruesit ose ishin hedhur gabim në sistem nga operatorët e KQZ.

• Të tjera rezultojnë: 1588 me 5 vota mangut, 1592 me 4 vota mangut, 1540 me 3 vota mangut, 1803 me 5 vota mangut, 1845 me 3 vota mangut, 1919 me 6 vota mangut, 1961 me 5 vota mangut dhe 2078 me 3 vota mangut.

Në këto përmasa është e lehtë të flitet për gabime njerëzore, por Asllan Dogjani pretendonte se i ishin vjedhur votat.

E nëse pranojmë që Dogjanit ia paskëshin vjedhur, duhet të pranojmë që Dogjani qenka i sigurt se edhe pas 12 vjetësh, demokratët e urrejnë njësoj. Ndryshe, nuk kishte pse besonte që i kishin rënë në qafë.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme