Kronika 30 June 2025, 20:10 Nga VNA

Zjarret kanë djegur 2800 ha, pjesa më e madhe e tyre pranë Vlorës dhe Lezhës

Ndaje në Whatsapp
Zjarret kanë djegur 2800 ha, pjesa më e madhe e tyre pranë

Zjarret që kanë përfshirë vendin tonë këtë vit kanë djegur deri më tani 2800 hektarë pyje dhe kullota. Sipas të dhënave të European Forest Fire Information System që monitoron gjendjen e zjarreve në Europë dhe përpunon statistika, pjesa më e madhe e këtyre zjarreve kanë rënë pranë qyteteve të Vlorës dhe Lezhës.

Sipas vlerësimit, dëmi ekonomik i llogaritur me formulën standard, është afërsisht 16.75 milionë euro deri në këtë moment.

Edhe pse jemi në gjysmën e parë të vitit, dëmi ekonomik është më i vogël në raport me vitin 2024, kur zjarret shkaktuan dëme që kapën vlerën e rreth 280 milionë eurove në pyje dhe kullota.

Madje, viti 2024 konsiderohet një vit katastrofik, si për numrin e zjarreve, ashtu edhe për dëmin ekonomik që ato shkaktuan gjatë 15 viteve të fundit, sipas agjencisë europiane.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile janë angazhuar intensivisht në monitorimin dhe parandalimin e zjarreve në vend. Për mbështetjen e ndërhyrjes në terren, ministria ka aktivizuar 64 automjete zjarrfikëse dhe dronë patrullues.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme