Kronika 1 July 2025, 19:33 Nga VNA

Sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin shqiptar që tentoi ta grabiste: Gjakun e lajm me gjak

Ndaje në Whatsapp
Sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin

Një grup shqiptarësh dyshohet se kanë sulmuar shtëpinë e italianit Aurelio Valiante, i cili disa ditë më parë vrau me armë zjarrin 25-vjeçarin shqiptar, Rivaldo Rusi, gjatë një tentative për grabitje të këtij të fundit me dy bashkatdhetar të tij.

Sipas mediave italiane, ata kanë pritur të bjerë nata, janë afruar me kujdes në banesë dhe kanë thyer një ballkon, jo për të vjedhur, por për të parë brenda dhe për të kuptuar nëse në atë shtëpi ndodhej ende Aurelio Valiante. Më pas ata janë larguar në heshtje, duke lënë pas vetëm një gjurmë të qartë të pranisë së tyre, shenja dëmtimi.

Ngjarja ka ndodhur në Foria të Centola-s, në rrugën “Via Carpine”, natën pas zhvendosjes së Aurelio Valiante dhe familjes së tij në një vend të mbrojtur nga policia, pasi i druhet kërcënimit të shqiptarëve.

Hetuesit nuk përjashtojnë asnjë pistë. Ky gjest mund të lidhet me atmosferën e urrejtjes që është ndezur në rrjetet sociale.

Për ditë me radhë, dhjetëra përdorues shqiptarë kanë shpërndarë mesazhe hakmarrjeje në TikTok, duke shkruar: “Gjakun e lajm me gjak”, duke iu referuar vrasjes së të riut shqiptar teksa tentoi të vidhte. Hakmarrja e paralajmëruar në rrjete sociale, mund të mos mbetet vetëm virtuale.

Ndërkohë, hetimet e Prokurorisë së Vallo della Lucania-s vazhdojnë dhe tashmë janë tre të dyshuar. Aurelio Valiante, 58 vjeç, akuzohet për vrasjen me armë; vëllai i tij, M. Valiante, 50 vjeç, dyshohet se e ka ndihmuar në fshehjen e trupit në një kazan vere, i maskuar më pas me bimësi; si dhe Xhuijan Kurti, 27 vjeç, shqiptar me banim në Acerra, i konsideruar një nga bashkëpunëtorët e Rusi-t, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin “Cardarelli” të Napolit. Ndërkohë, personi i tretë i përfshirë në grabitje është ende në kërkim.

Mësohet se është ende në pritje autopsia mbi trupin e viktimës. Ekspertiza do të kryhet në morgun e spitalit “San Luca” të Vallo della Lucania-s dhe do të ketë një rëndësi thelbësore për zbardhjen e ngjarjes, veçanërisht për të përcaktuar nëse Rusi është qëlluar përballë apo nga pas, një element kyç që mund të ndikojë në vlerësimin ligjor të vetëmbrojtjes.

Në autopsi do të jetë i pranishëm edhe një mjek-konsulent i familjarëve të viktimës, të përfaqësuar nga avokati Fabio Della Corte.

 

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme