Kronika 11 July 2025, 09:35 Nga VNA

Zhdukja e mikut të Aleksandër Sadikaj, aksion në Memaliaj, kontrollohen 5 banesa. Në "sitë" dhe banesa e Tupjas

Ndaje në Whatsapp
Zhdukja e mikut të Aleksandër Sadikaj, aksion në Memaliaj,

Me vendim gjykate është kontrolluar banesa e Donald Neles, i njohur me pseudonimin “Tupja”, dhe banesa të tjera në kuadër të hetimeve që po kryhen për zhdukjen e Eraldo Muçit, mikut të besuar të Aleksandër Sadikaj, i njohur si Sanco, ky i fundit i ekzekutuar me shpërthim eksplozivi në qershor të 2022 tek rrethrrotullimi i TEG-ut në Tiranë. Banesat janë kontrolluar me vendim gjykate në kërkim të provave që mund të hedhin dritë mbi zhdukjen e 30-vjeçarit.

Tupja mendohet të jetë kontakti i fundit me Muçin, e për këtë arsye është shoqëruar e marrë në pyetje, ndërsa i është ushtruar kontroll edhe në banesën e tij.

Eraldo Muçi rezulton i zhdukur pa gjurmë prej 15 qershorit 2025. Ai doli nga banesa e tij në fshatin Bylysh të Memaliajt dhe pasi u ndal te “Sanco Farm”, ku mori lekë borxh, udhëtoi drejt Durrësit. Në autostradën Tiranë-Durrës është parë për herë të fundit po atë ditë dhe prej atij momenti nuk dihet çfarë ka ndodhur me të.

Hetuesit dyshojnë se ndodhen përpara një ngjarjeje kriminale për motive hakmarrjeje, pasi Eraldo Muçi njihej si një prej njerëzve të besuar të Sadikajt.

Video

Fakulteti i Mjekësisë bojkoton mësimin për t'iu bashkuar protestës studentore.

“Do të të kalb në burg” / Zbardhet mesazhi që pretendohet se Gogu i çoi Veliajt në emër të Ramës

Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët marshojnë drejt Fakultetit të Mjekësisë.

E fundit nga radha, por e para nga gafat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme