Rajoni 7 June 2026, 15:45 Nga VNA

Zgjedhjet në Kosovë, krahasuar me 2025 dhe 2021, pjesëmarrja në shënon rënie deri në orën 13:00

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet në Kosovë, krahasuar me 2025 dhe 2021, pjesëmarrja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri në orën 13:00, pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit ka arritur në 15.87 për qind.

Krahasuar me zgjedhjet e dhjetorit 2025, interesimi i qytetarëve për të votuar rezulton më i ulët. Në zgjedhjet e kaluara, deri në të njëjtën orë, pjesëmarrja ishte 18.6 për qind, ose rreth 3 për qind më e lartë se këtë herë.

Edhe në raport me zgjedhjet e vitit 2021, shifrat aktuale tregojnë një rënie të pjesëmarrjes. Katër vjet më parë, deri në orën 13:00, në votime kishin marrë pjesë 19.8 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të publikojë përditësime të tjera gjatë ditës, ndërsa procesi i votimit po vijon në të gjitha qendrat e votimit në vend.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme