Kronika 24 June 2025, 17:56 Nga VNA

Vrasja makabre e Martin Çeços, Apeli kthen dosjen për rigjykim nga e para

Ndaje në Whatsapp
Vrasja makabre e Martin Çeços, Apeli kthen dosjen për

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi të kthejë për rigjykim dosjen penale ndaj të pandehurve për vrasjen e Martin Çeços.

Sipas urdhrit të Apelit, çështja do të gjykohet nga e para në Gjykatën e Korçës, por me tjetër trup gjykues, pasi gjatë shqyrtimit të parë janë konstatuar shkelje proceduriale.

Gjykata e Korçës, me një vendim të 10 shkurtit 2025, cilësoi fajtorë dhe dënoi me 83 vite burg në total të pandehurit, kushërinjtë Valter e Edlir Molla, Bledi Angjo dhe Martina Pajollari.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 12 qershor 2022 në Kolavec të Maliqit. Martin Çeço u gjet i mbytur me litar dhe më pas ishte hedhur në një rezervuar.

Hetimet zbuluan se autorë ishin dy kushërinjtë Molla, ndërsa bariu Angjo dhe Martina Pajollari e kishin nxjerrë në pritë viktimën.

 

Video

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme