Kronika 24 June 2025, 10:25 Nga VNA

Vrasja e Santjago Malkos, tension në gjyq. Nëna e viktimës – Leonard Dukës: S’ta fal gjakun e djalit

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e Santjago Malkos, tension në gjyq. Nëna e viktimës

Debate të forta në procesin ndaj Leonard Dukës dhe të pandehurve të tjerë të akuzuar për vrasjen e ish-policit Santjago Malko, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

I pandehuri kryesor, Leonard Duka, i njohur si Princi Damian, po dëshmonte me kërkesë të mbrojtjes dhe mohoi të kishte përdorur aplikacion të koduar Sky ECC. SPAK ka sjellë si prova të reja në proces komunikimet mes Leonard Dukës dhe kundërshtarit të tij të përbetuar, Ervis Martinaj, i njohur si “mbreti i bixhozit”, i zhdukur pa gjurmë që nga gushti i 2022.

Pasi Duka mohoi kategorikisht të kishte pasur në përdorim aplikacionin e koduar Sky ECC, nëna e Santjago Malkos e pyeti Dukën përmes gjykatës lidhur me pretendimet për kërcënime në drejtim të saj. Në këto momente, ajo theu rregullat e gjykatës për shkak të gjuhës së përdorur, dhe kryesuesja e trupës gjykuese, Rudina Palloj, urdhëroi që ajo të nxirrej jashtë.

Në ato çaste, nëna e viktimës shpërtheu në drejtim të Leonard Dukës:

“Më fute djalin në dhe’. S’të fal gjakun e djalit kurrë. Do të vras, s’duhet për ty burgimi i përjetshëm”, tha gruaja – duke iu drejtuar të pandehurit. Menjëherë ndërhynë forcat e sigurisë dhe e nxorën jashtë.

Seanca e radhës u shty për në datën 1 korrik dhe pritet të paraqitet për të dëshmuar Muhamet Duka, babai i Leonard Dukës. Ai duhet të paraqitej sot, por avokatja kishte sjellë një raport sipas të cilit ai duhet të qëndrojë në regjim shtrati.

Bashkë me Leonard Dukën, të pandehur janë dhe vëllai i tij, Erlis Duka, Oltion Loga, Fatmir Hyseni i njohur si Docja, dhe Aleksandër Maxhaku.

Santjago Malko u ekzekutua në rrugën “Xhanfize Keko” në gusht të vitit 2019.

Video

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme