Kronika 23 June 2025, 16:32 Nga VNA

GJKKO cilëson fajtor dhe dënon disa të pandehur për shkelje të barazisë në tendera

Ndaje në Whatsapp
GJKKO cilëson fajtor dhe dënon disa të pandehur për shkelje

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin përfundimtar për çështjen penale që lidhet me parregullsitë në një tender të Bashkisë Kurbin, duke shpallur fajtorë tre persona dhe duke shpallur të pafajshme një të katërt.

Çështja, e hetuar nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), lidhej me procedimin penal nr. 306 të vitit 2021 dhe përfshinte akuzat për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim dokumentesh. Pas një procesi gjyqësor të zhvilluar me gjykim të shkurtuar, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Etleva Deda dhe Irena Gjoka shpalli vendimin nr. 44, më 23 qershor 2025.

Jeton Cakoni dhe Vlash Gega u shpallën fajtorë për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim. Të dy u dënuan fillimisht me nga një vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimet iu ulën me një të tretën, duke u reduktuar në tetë muaj burgim. Gjykata urdhëroi pezullimin e dënimit me burg për të dy dhe vendosi vënien e tyre në një periudhë prove prej 16 muajsh, gjatë së cilës ata duhet të qëndrojnë larg veprave penale dhe të mbajnë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës. Gjithashtu, atyre iu ndalua ushtrimi i funksioneve publike për një periudhë pesëvjeçare.

Ndryshe rezultoi për Irisi Tahiraj, e cila u shpall e pafajshme për të njëjtën vepër penale. Sipas gjykatës, nuk u provua që ajo të kishte qenë e përfshirë në shkeljet e konstatuara.

Ndërkohë, Donika Senka u shpall fajtore për falsifikim dokumentesh, të kryer më shumë se një herë, dhe u dënua me një vit burgim. Edhe për të, dënimi u ul në tetë muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, dhe më pas u pezullua, duke e vendosur në provë për 16 muaj. Në këtë periudhë, ajo duhet të qëndrojë larg veprave penale dhe të jetë në kontakt me Shërbimin e Provës.

Gjykata urdhëroi gjithashtu që dy dokumente të firmosura nga Donika Senka, të konsideruara të falsifikuara, të shënohen si të tilla nga Bashkia Kurbin, që i administron ato.

Video

Avokati Plarent Ndreca teksa hyn në GJKKO ku do të mbahet seanca për Erion Veliajn dhe të pandehurit e tjerë. Një natë më parë në emisionin Opinion deklaroi se Edi Rama e telefonoi pasi denoncoi kërcënimet që Toni Gogu i bëri në qelitë e burgut Fier kryebashkiakut Veliaj.

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme