Kronika 24 June 2025, 12:46 Nga VNA

Dosja ‘Metamorfoza”/ SPAK jep pretencën. Ja sa vite burg u kërkuan

Ndaje në Whatsapp
Dosja ‘Metamorfoza”/ SPAK jep pretencën. Ja sa vite burg u

SPAK shpalli pretencën për të pandehurit e dosjes së pagëzuar si “Metamorfoza 2”.

Për ish-policin Dedan Gjoni u kërkua dënimi me 13 vite burg, Ismail Zeneli rrezikon dënimin me 15 vjet, Bujar Gërmizi 10 vite burg, Adrian Cenaj 7 vite burg, Besmir Murtati 12 vite burg, ndërsa Albert Prenga 12 vite burg. Të gjithë të pandehurit përfitojnë ulje të një të tretës së dënimit, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Ndaj tyre rëndojnë akuzat e trafikimit të drogës dhe pjesëmarrjes në grup kriminal. Grupi kriminal u godit nga SPAK pas zbërthimit të bisedave në Sky ECC. Pjesëtarët e grupit rezultuan të përfshirë në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të BE-së. Bujar Ajeti dhe Besmir Murtati akuzohen se në bashkëpunim me shefin e krimeve të komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni, planifikuan vrasjen e dy vëllezërve Albert dhe Edmond Nela, që jetonin në Britaninë e Madhe.

Të pandehurit:

  • Dedan Gjoni – 13 vite burgim – me gjykim të shkurtuar: 8 vite e 4 muaj burg
  • Ismail Zeneli – 15 vite burgim – me gjykim të shkurtuar: 10 vite burg
  • Bujar Gërmizi Ajeti – 10 vite burgim – me gjykim të shkurtuar: 6 vite e 8 muaj burg
  • Adrian Cenaj – 7 vite burgim – me gjykim të shkurtuar: 4 vite e 8 muaj burg
  • Besmir Murtati – 12 vite burgim – me gjykim të shkurtuar: 8 vite burg
  • Albert Prenga – 12 vite burgim – me gjykim të shkurtuar: 8 vite burg

Video

Një turist indian 47-vjeçar humbi jetën dhe dy persona u plagosën pasi dy helikopterë u përplasën gjatë uljes pranë Everestit, në Nepal. Aksidenti ndodhi në fshatin Feriche, në distriktin Solukhumbu, rreth 4,200 metra mbi nivelin e detit. Të plagosurit janë një turist nga Zelanda e Re dhe piloti nepalez i njërit prej helikopterëve. Turisti u transportua me avion në Katmandu për trajtim mjekësor, ndërsa piloti mori ndihmën e parë në vendngjarje. Zona ku ndodhi përplasja është një pikë pushimi për alpinistët dhe turistët që udhëtojnë drejt Everestit. Pamjet në rrjetet sociale tregojnë momentin e përplasjes pranë një grupi njerëzish

Ish-drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme