Politika 25 July 2026, 13:54 Nga VNA

VNA i përgjigjet Erion Braçes: Publiko audion dhe faleminderit për reklamën falas

Ndaje në Whatsapp

WhatsApp Image 2026-07-25 at 1.53.38 PM.jpeg

Erion Braçe ka zgjedhur të reagojë ndaj artikullit të VNA-së për mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PS-së. Është e drejta e tij. Po aq e drejta jonë është t’i qëndrojmë raportimit dhe burimeve mbi të cilat ai është ndërtuar.

Në statusin e tij, zoti Braçe pranon se mbledhjet regjistrohen. Kjo e bën zgjidhjen shumë të thjeshtë: le ta publikojë audion. Nëse ne kemi gabuar, do ta pranojmë publikisht. Nëse jo, edhe opinioni publik do të kuptojë pse mbledhjet vazhdojnë të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Madje do të ishte edhe më mirë nëse vetë deputeti do të kërkonte që mbledhjet e grupit parlamentar të mos ishin sekrete. Transparenca është ilaçi më i mirë kundër “transformimeve” që ai pretendon.

Deri atëherë, ne do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë: të raportojmë atë që ndodh, edhe kur dikujt nuk i pëlqen.

Dhe, në fund, një falënderim për zotin Braçe. Duke e postuar vetë artikullin e VNA-së në profilin e tij, na dhuroi reklamën më të mirë të mundshme. Rrallë ndodh që një personazh publik të investojë kaq shumë energji për t’i sjellë më shumë lexues një mediaje që kritikon. Për këtë, vërtet, faleminderit.

Linku i raportmit të mbrëmshëm të VNA: 

https://vna.al/qepe-gojen-ik-pirdhu-sherr-me-dyer-te-mbyllura-ne-ps-brace-perplaset-me-ramen-per-anetaret-e-kpp-se-do-bej-ndonjerin-shembull-i26739

Statusi i deputetit Braçe në fb:

https://www.facebook.com/reel/1815371566508386

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme