Kronika 25 May 2024, 12:12 Nga VNA

"Derën e ke hapur", efektivja para vetëvrasjes mesazh të dashurit

Ndaje në Whatsapp
"Derën e ke hapur", efektivja para vetëvrasjes mesazh

Një ditë pas vetëvrasjes së efektives 21-vjeçare Aldorjana Loshi, e cila vrau veten me armën e shërbimit, u arrestua i dashuri i saj.

Endri N., u arrestua nga policia nën dyshimet se ka kryer veprime që pengojne zbardhjen e vetëvrasjes së oficeres së policisë 21-vjeçares A.L.

I dyshuari është djali i një oficeri policie dhe kishte lidhje intime me vajzën prej 3 muajsh. Ditët e fundit ata kishin debatuar me mesazhe.

Endri N, 27 vjeç e kishte telefonuar disa herë dhe vajza që ishte punonjëse policie në komisariatin nr.5, nuk i ishte përgjigjur.

Një moment ajo i shkruan: derën e ke hapur. Kur ai mbërrin në shtëpinë ku ajo qëndronte e gjen të vetëvrarë me armën e shërbimit. Në këto kushte merr telefonin e të dashurës që kishte ndërruar jetë dhe i fshin mesazhet. Në njërin prej tyre ajo i shkruante: Allahu të ndihmoftë. "E bëra nga frika se mos zbulohej lidhja" tha para policisë.

Video

🔴Policia largoi nga rruga studentët që protestonin para Ministrisë së Arsimit dhe shoqëroi disa të rinj për t’u gjobitur. Gjatë ndërhyrjes, efektivët shtynë gazetarët që po dokumentonin protestën.

111 vende për gjyqtarë: Plani i KLGJ-së për dosjet e prapambetura do të kushtonte 1,22 miliardë lekë në vit

Kryeministri Edi Rama është pritur me thirrje proteste nga një grup aktivistësh gjatë vizitës së tij në Bruksel. Ata kanë brohoritur “Rama në burg”, duke shprehur kundërshtimin ndaj kreut të qeverisë. Momenti është publikuar në një video, ku dëgjohen thirrjet e aktivistëve.

Letra nga qelia lexohet në GJKKO: Veliaj e quan transferimin “rrëmbim” dhe kërkon hetim për kërcënimet që ia atribuon Gogut

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme