Politika 27 February 2025, 23:01 Nga VNA

Veliaj me alibi të re: Olsi Dado i shërben Berishës pasi ky i fundit fshiu postimin në facebook

Ndaje në Whatsapp
Veliaj me alibi të re: Olsi Dado i shërben Berishës pasi ky i

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mbrëmjen e sotme është shfaqur në një intervistë me shkrim në emisionin “Top Story” ka vijuar me sulmet ndaj prokurorit Olsi Dado. Përveç akuzave të zakonshme në drejtim të prokurorit, kryebashkiaku ngre alibinë se prokurori me arrestimin e tij i ka shërbyer Berishës. Pasi sipas Veliajt, Beirsha ka fshirë postimin në facebook për Dadon dy ditë para se ai të arrestohej.

“Si e shpjegon, Grida, që Saliu, pasi poqi 26 vetë në Gërdec, vrau me plumba në mish 4 njerëz me duar në xhepa e që s’ka kërkuar falje për krime monstruoze, i kërkon falje dhe fshiu postimin për Ols Dadon dy ditë përpara se Olsi t’i dorëzonte kokën time? Mos u bëni naivë e të mos i fyejmë inteligjencën njëri-tjetrit. Kishte 500 ditë me Nesti Angonin, zgjodhi fillimin e fushatës!” – u shpreh Veliaj ndër të tjera.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme