Politika 27 February 2025, 22:36 Nga VNA

“Mos bëni siç bëj unë..”/ Rama kritikon mediat pse pasqyrojnë kritikat e tij ndaj drejtësisë

Ndaje në Whatsapp
“Mos bëni siç bëj unë..”/ Rama kritikon mediat

Me të njëjtën mënyrë që po kritikon drejtësinë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, kryeministri Edi Rama kritikon edhe mediat të cilat pasqyrojnë deklaratat e tij.

Së fundmi, Rama ka reaguar ndaj një artikulli që citon ekspertë të drejtësisë, të cilët shprehen se kritikat e tij ndaj SPAK dhe GJKKO synojnë të minojnë besimin e qytetarëve te sistemi dhe ta vendosin atë nën presion.

Me anë të një postimi në X, Rama ironizoi ekspertët duke i cilësuar si “të sëmurë ideologjikisht”, “kokëboshë” ose “daullexhinj të paguar”.

“Nuk e di kush janë këta ekspertët, po di që kur dikush i cili s’është dakord me ty të akuzon se ke një qëllim që nuk e ke, atëherë (akuzuesi) o është një i sëmurë ideologjikisht, o është një kundërshtar kokëbosh ose pastaj është një daullexhi i paguar… Zakonisht këtej nga anët tona janë këta dy të fundit,” shkroi Rama.

Meqë kryeministri me të drejtë thotë se e “kur dikush që sështë dakord me ty të akuzon për një qëllim që nuk e ke”, mos ndoshta me të njëjtën metod ai kritikon SPAK-un dhe GJKKO duke iu veshur një qëllim që ndoshta se kanë kur flet për “Republikë Prokurorësh”?

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme