Politika 27 February 2025, 19:27 Nga VNA

Rama: Drejtësia e re ka kafshuar shumë në trupin e PS

Ndaje në Whatsapp
Rama: Drejtësia e re ka kafshuar shumë në trupin e PS

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me asambletë socialiste të njësive 8, 9 dhe 11 në Tiranë, ku nuk harroi të fliste edhe për institucionet e drejtësisë së re.

Arrestimet e shumta gjatë qeverisjes së tij, Rama disa prej tyre i quan arrestime pa gjyq, ndërsa tha se drejtësia e re ka kafshuar shumë në trupin e Partisë Socialiste.

“PS ka dy mandate që qeveris e vetme dhe i thotë drejtësisë: dil e pavarur, ha trupin tim, s’ka problem. Rëndësi ka që të gjithë të bëhen të barabartë para ligjit. Por kafshimet gabim të drejtësisë janë tragjedi,” tha kryeministri.

Rama vijoi me “këshillat” për drejtësinë duke thënë se përveç pavarësisë, duhet t’i peshojë mirë faktet dhe rastet, duhet të gjykojë pavarësisht statusit social të personave. Ndonëse zhvillon mbledhje si në kohën e Byrosë Politike, ku diskuton dhe kritikon çdo arrestim të SPAK me grupin parlamentar të PS.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme