Politika 27 February 2025, 11:46 Nga VNA

520 mijë shqiptarë me dokumente të skaduara mund të votojnë më 11 maj

Ndaje në Whatsapp
520 mijë shqiptarë me dokumente të skaduara mund të

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, njoftoi se rreth 520 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë jashtë vendit dhe kanë dokumente identifikimi të skaduara do të kenë mundësinë të votojnë në zgjedhjet e 11 majit. Sipas tij, është arritur një marrëveshje për shtyrjen e vlefshmërisë së këtyre dokumenteve deri më 31 maj 2025.

Hoxha e cilësoi këtë vendim si një hap të rëndësishëm për garantimin e të drejtës së votës për diasporën shqiptare dhe u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin aktin ligjor për zgjatjen e afatit.

Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha e kritikoi këtë vendim, duke e quajtur “gjysmak dhe hipokrit”. Ai argumentoi se 800 mijë shqiptarë kanë dokumente të skaduara dhe se afati i regjistrimit prej vetëm katër ditësh është i pamjaftueshëm.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme