Politika 27 February 2025, 13:12 Nga VNA

Gaz Bardhi ironizon takimin e Ramës me rektorin e bujqësorit: Po Safet Bajri ka kërkuar mbledhje me grupin e PS

Ndaje në Whatsapp
Gaz Bardhi ironizon takimin e Ramës me rektorin e bujqësorit: Po Safet

Deputeti demokrat Gaz Bardhi gjatë seancës parlamentare ka ironizuar mbledhjen e grupit parlamentar të PS me rektorin e Universitetit Bujqësor.

Bardhi ju drejtua Ramës duke e pyetur se a ka kërkuar Safet Bajri një takim të njëjtë si ai me rektorin.

Bardhi thotë se nëse thërrisni një të korruptuar në mbledhjet e PS, thërrisni dhe një përfaqësues nga krimi i organizuar.

Fjala e Gaz Bardhit

Një rektor kërkoi strehim në grupin parlamentar për të justifikuar një aferë të rëndë që ka ndodhur në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ky akt i paprecedent ndodh në një kohë kur rektori ende sot që flasim nuk ka kërkuar të sqarojë atë organ akademik që ka për detyre të sqarojë, që është senati akademik, por kërkon të rrëfehet në grupin parlamentar të PS në shkelje të kushtetutës dhe ligjit. Kjo na krijon bindjen e plotë se ajo që po ndodh në Universitetin Bujqësor është një injorim i ligjit.

Ju si grup parlamentar nuk mund të bëheni strehë për çdo të korruptuar që akuzohet nga SPAK për të zhvilluar seanca dëgjimore me të akuzuar për korrupsion. Do ju vijë dita që do kërkojnë të rrëfehen edhe të akuzuarit për pjesëmarrje në krim të organizuar.

Më thonë që ka ardhur në grupin tuaj një kërkesë nga Safet Bajri për të dëgjuar, edhe ai pretendon se është i intimiduar nga SPAK.

Nëse thirrni për të dëgjuar një të korruptuar thirrni edhe një që është i përfshirë në krim të organizuar.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme