Histori të harruara 12 July 2025, 16:01 Nga VNA

Uran Kostreci, simbol i rezistencës ndaj komunizmit

Ndaje në Whatsapp
Uran Kostreci, simbol i rezistencës ndaj komunizmit

Uran Kostreci ishte një simbol i rezistencës pa kompromis ndaj komunizmit. Një poet romantik, me një shpirt të butë dhe të fortë njëkohësisht, që mbeti i palëkundur në idealet e tij për liri.

Përkujtohet jo vetëm për veprën e tij letrare, por edhe për kontributin që dha në ruajtjen e kujtesës historike.

Në një nga dëshmitë e tij ka thënë:

“Unë do ta falja diktaturën komuniste për vuajtjet e mia personale, por nuk e fal atë për vuajtjet që u bëri shqiptarëve.”

Urani ka jetuar  në qytetin e Elbasanit, ku punoi si mësues i gjuhës shqipe pas mbarimit të shkollës Normale. Por si shpirt i lirë, nuk mundi të pajtohej me diktaturën: tentoi arratisjen nga liqeni i Pogradecit, nga ku u arrestua dhe u dënua me burg.

Nga dosja e tij e e krijuar nga ish -Sigurimi i Shtetit, mësojmë se edhe në burg ai protestonte, mbante greva urie dhe kërkonte të drejtat e të dënuarve, duke u përballur me ndëshkime të vazhdueshme.

Uran Kostreci njihet si mjeshtër i sonetit, autor i një krijimtarie të thellë, me ironi të hollë dhe reflektim të fuqishëm. Ai është një figurë e demokracisë shqiptare dhe përballjes me diktaturën, që kontribuoi në ruajtjen e kujtesës deri në fund të jetës së tij.(12 korrik 2021)

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme