Histori të harruara 21 June 2025, 20:57 Nga VNA

Ikbale Çika, gazetarja dhe botuesja e parë profesioniste shqiptare

Ndaje në Whatsapp
Ikbale Çika, gazetarja dhe botuesja e parë profesioniste shqiptare

Një nga emrat femerorë të letrave shqipe  që pati një shkëlqim të shkurtër për fatin dëshpërues të Shqipërisë, sepse regjimi komunist masakroi vete ate dhe familjen, ishte Ikbale (Ikbal) Çika (~1900 – 1957). Ajo konsiderohet gjerësisht gazetarja e parë profesioniste shqiptare dhe një nga botueset e para grua në vend. Si redaktore, administratore dhe më pas pronare e disa periodikëve letraro-shoqërorë të viteve ’30, ajo vuri theksin tek emancipimi i gruas dhe modernizimi i shoqërisë shqiptare. Ikbale Cika ishte me origjine çame dhe motra e publicistit të njohur Nebil Çikës, krijuesit  te revistes "Minerva". U martua me juristin dhe gazetarin Aleks Mavraqi, kryeredaktor i revistës “Java”. Aleksi, bashkeshorti, u ekzekutua së bashku me Nebilin më 12 nëntor 1944 gjatë masakrës së Tiranës. Ajo fillimisht filloi te punoje si  mësuese (1925-1926), e më pas u përfshi në shtypin e kohës duke debutuar në të përjavshmen “Demokraci”. Veprimtaria e saj në shtyp ishte shume e ngjeshur: - Kryeredaktore & administratore "Arbëria” ne 1920 organ kombëtar me tirazh të konsiderueshëm. - Pronare dhe Botuese e organit "Java” (ekonomiko-letrare) ne 1937. Ishte revista e parë shqiptare nën pronësi femërore - Pronare e "Shpresa Kombëtare”, “Ylli i Mëngjesit”, “Gruaja Shqiptare” pergjate viteve ‘30, ku ne fokus qendrontre edukimi i vajzave. - Redaktore / bashkëpunëtore tek "Minerva”, “Rilindja e Arbërisë”, “Vullneti i Arbërisë”, “Arbenia” 1932-1936 e më pas punoi si kritike  letrare ne artet e bukura. Aktivizmi i Cikes për emancipimin e gruas merr permasa shume te forta. - Artikujt e saj hapën debat publik për heqjen e perçes; fushata u kurorëzua me ligjin e vitit 1937 që ndalonte mbulimin e fytyrës. - Promovoi sportet, garat automobilistike dhe kurset kundër analfabetizmit për vajza, duke i trajtuar si çelës i “gruas qytetare të re”. - Përmes rubrikës së përhershme “Gruaja & Shoqëria” ajo theksonte rendesine e arsimimit, të drejtën e votës dhe punësimin si gur-themeli për modernizimin.

Persekutimi dhe fundi i jetës

Pas vrasjes së bashkëshortit dhe vëllait nga forcat komuniste (1944), Ikbale Çika u la pa punë, u ndoq nga regjimi dhe humbi pothuajse çdo botim të saj. Ajo vdiq në vetmi e në harresë në vitin 1957.

Trashëgimia - Mbetet si figurë kyçe në historinë e shtypit shqiptar për thyerjen e barrierave gjinore. Revista “Java” dhe shkrimet në “Minerva” ruajnë sot panoramën më të plotë të modernizmit shqiptar të viteve ’30.

Marrë nga muri i Sabina Darova

Lexo gjithashtu

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme