Histori të harruara 31 May 2025, 18:06 Nga VNA

5 maji, ditë dëshmorësh në vitet 1960-2000 pa pasur ligj ose vendim qeverie

Ndaje në Whatsapp

Me propozim të drejtoreshës së Drejtorisë së Arsim Kulturës në Komitetin Qendror të Partisë së Punës (pika 3/g), datë 26.6.1959, me vendimin nr.228, datë 7.7.1959 të Byrosë Politike “Mbi traditat patriotike revolucionare të popullit tonë dhe masat për njohjen dhe zhvillimin e tyre të mëtejshëm”, ndër të tjera, në pikën 8 u vendos data 5 maj si “ditë pelegrinazhi në varrezat e dëshmorëve”. Në këtë vendim janë disa kapitej për “ngjarjet e shënuara historike dhe njerëzit e shquar”; “për monumentet historike dhe kulturale-artistike”; “për muzetë qendrore dhe ato të rretheve”; “për ruajtjen dhe grumbullimin e mëtejshëm të materialeve dokumentare-historike. Si rregull, aktet e dala nga Partia e Punës ktheheshin në vendime qeverie apo në ligje, por këtë rast nuk është vepruar kështu. Siç vërehet edhe nga praktika, në caktimin e datës nuk është ndërmarrë kurrfarë studimi. Si “Dita përkujtimore e Dëshmorëve të Atdheut” 5 Maji për herë të parë u vendos në nenin 6 të ligji nr.8607, datë 27.4.2000 “Statusi i dëshmorit të atdheut”. Kësisoj, Shqipëria në vitet 1960-2000, ka përkujtuar një ditë për dëshmorët pa e pasur ligj apo VKM, por duke respektuar vetëm aktin partiak të çiftit Enver dhe Nexhmije Hoxha.

Nga Kastriot Dervishi

Lexo gjithashtu

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme