Histori të harruara 26 April 2025, 16:18 Nga VNA

Zbulohet dokumenti/Sigurimi pranon se mësuesi 25 vjeçar Draçini u vra nga torturat

Ndaje në Whatsapp

Një dokument arkivor i zbuluar nga Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH)  konfirmon se Qemal Draçini, një intelektual dhe mësues i ri, u torturua për vdekje në qelitë e Sigurimit të Shtetit në vitin 1947.

Dokumenti, i firmosur nga një ish-oficer i Sigurimit në Shkodër, pranon hapur se Draçini dhe disa të tjerë u ndëshkuan me metoda çnjerëzore, ndonëse ndaj tyre nuk kishte asnjë provë konkrete për veprimtari armiqësore.

Në dosjen gjyqësore nr. 1623/6, zbulohet një listë me emra të të rinjve të ekzekutuar ose të vdekur nga torturat, përfshirë: - Qemal Draçini - Osman Kazazi AT Bernandin Palaj - Nuh Oroshi - Kel Shan Dede - Myrteza Pipa - Liman Kraja

Në një pasazh tronditës, oficeri i Sigurimit shkruan:

"Shumë të arrestuar nuk kishin fare dosje apo materiale, por si mund të flasë një armik pa patur diçka komprometuese? Atëherë rrihej derisa të pranonte gjëra të pabëra… Askush nga oficerët e Sigurimit nuk u dënua ndonjëherë për këto raste.”*

Një histori ende pa drejtësi

Qemal Draçini, i lindur më 6 mars 1922 në Shkodër, kishte studiuar për drejtësi në Firence dhe më pas punonte si mësues letërsie dhe hartues tekstesh shkollore. Pikëpamjet e tij kritike ndaj regjimit komunist u bënë shkak për arrestimin dhe ekzekutimin e tij të heshtur.

Pavarësisht dokumenteve të qarta, ende sot nuk dihet vendndodhja e eshtrave të tij.

Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme