Histori të harruara 18 March 2025, 15:41 Nga VNA

"Saharaja" e Vilson Blloshmit, poezia që e dënoi me vdekje

Ndaje në Whatsapp
"Saharaja" e Vilson Blloshmit, poezia që e dënoi me vdekje

Saharaja s’di të ëndërrojë. Ajo bluan gurë me mend’ e saj… Saharaja s’ka këngë të këndojë, Saharaja s’ka as lot të qajë. Saharaja nuk ka miq e shokë, Saharaja nuk ka bijë, as bir. Saharaja është një copë tokë, Thonë se dhe me natën s’shkon mirë.

Shkëputur nga poezia e Vilson Blloshmit, me titull "Saharaja", e konsideruar si vepër penale e "agjitacion e propagandë për dobësimin dhe minimin e pushtetit popullor". Aktakuza e cila dënoi me vdekje poetin, ndër të tjera lidhet edhe me këtë poezi për përqasjen e Shqipërisë me shkretëtirën e Saharasë. Vilson Blloshmi lindi më 18 mars të vitit 1948, në Bërzeshtë të Librazhdit. Ndoqi shkollën e mesme Pedagogjike në Elbasan dhe pas mbarimit të saj edhe pse me rezultate të shkëlqyera nuk u lejua të vazhdonte shkollën e lartë. Pas diplomimit në Elbasan punoi si bujk, druvar dhe minator. Gjatë kësaj kohe iu përkushtua shkrimit dhe përkthimit, por pa patur mundësi t'i botojë për shkak të të qenit pjesëtar i një familje "kulakësh". Duke qenë me biografi të "keqe", Vilson Blloshmi përndiqej nga Sigurimi i Shtetit. U arrestua në vitin 1977 me akuzën "sabotim në ekonomi dhe agjitacion e propagandë". Ditarët, përkthimet dhe poezitë iu sekuestruan dhe iu nënshtruan hetimit në detaje. Letërsia e tij do të përbente rrezik për regjimin komunist shqiptar. Në datë 13 qershor 1977 Gjykata e Rrethit Librazhd dënoi poetin Vilson Blloshmi dhe poetin Genc Leka me “vdekje me pushkatim”, vendim i cili u zbatua në datë 17 korrik 1977. Në vitin 1994 Vilson Blloshmit iu dha dekorata "Martir i Demokracisë" dhe në vitin 2006, u shpall "Qytetar Nderi" i rrethit të Librazhdit. Në nder të dy poetëve është ngritur një memorial bronxi në qytetin e Librazhdit.

Burimi: Muzeu Kombëtar "Shtëpia me Gjethe"

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme