Histori të harruara 8 March 2025, 18:44 Nga VNA

Mbyllja e institucioneve shkollore katolike dhe akti i komunistëve ndaj fesë dhe autoritetit të kishës

Ndaje në Whatsapp
Mbyllja e institucioneve shkollore katolike dhe akti i komunistëve ndaj

Më 6 Mars 1946 me vendim të Këshillit Ministerial, regjimi komunist mori një hap të rëndësishëm në shkatërrimin e ndikimit të Kishës Katolike në Shqipëri, duke mbyllur të gjitha institucionet shkollore të drejtuara nga kleri katolik dhe konfiskuar të gjitha pronat e tyre, të luajtshme dhe të paluajtshme.

Ky akt, i cili shoqërohej me dëbimin e studentëve dhe mësuesve nga këto institucione, përfaqësonte një goditje të drejtpërdrejtë ndaj mësimdhënies dhe trashëgimisë edukative katolike.

Për më tepër, regjimi komunist i asaj kohe mori kontrollin mbi të gjitha pajisjet dhe orenditë, të cilat u grabitën, duke i përdorur ato për qëllime ideologjike. Ky akt ekstrem tregonte se regjimi e shihte fenë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për shtetin dhe autoritetin e partisë, duke e konsideruar si një pengesë të rrezikshme për realizimin e qëllimeve të tij.

Arsyet pas firmosjes së këtij vendimi u mbështetën nga E. Hoxha, i cili argumentonte se “Pas çlirimit, këto organizata, institute e shoqëria, janë bërë qendra të drejtimeve të reaksionit dhe të rezistencës që kundërshtojnë pushtetin popullor. Këto kanë zhvilluar një veprimtari të gjërë subversive e antipopullore.”

Regjimi komunist vepronte në përputhje të plotë me ideologjinë që e kishte ngritur, duke synuar krijimin e një shoqërie pa klasa, ku pronat dhe burimet e vendit ishin nën kontrollin kolektiv të shtetit, në vend që të ishin në duar të individëve apo organizatave private.

Ky ishte një hap që kishte për qëllim forcimin e pushtetit, duke  shpërbërë çdo ndikim tjetër të mundshëm nga kisha dhe strukturat fetare.

Burimi: Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme