Në burgun e sigurisë së lartë në Qafë Bar, ku regjimi komunist mbante të izoluar rreth 500 të dënuar politikë me dënime mbi 25 vite, më 22 maj 1984 shpërtheu një nga aktet më të guximshme të rezistencës kundër regjimit totalitar.
Revolta nisi si refuzim ndaj punës së detyruar, por shumë shpejt u kthye në një thirrje për liri dhe demokraci, me thirrjet “Poshtë komunizmi! Poshtë diktatura! Poshtë diktatori!” që tronditën kampin dhe përtej.
Të dënuarit Ndue Pisha dhe Ndrek Nikolla refuzuan të dalin në punë. Më pas, Sokol Sokoli dhe Sokol Progri u bënë zëra qendrorë në organizimin e mosbindjes dhe protestës. Një grup i përbërë nga rreth 24 të burgosur u ngrit me guxim kundër dhunës dhe mizorisë, duke u përballur me forcat e policisë dhe më pas me civilë të armatosur të thirrur nga rrethet përreth për të shtypur revoltën.
Dhuna që pasoi ishte brutale. Disa të burgosur u ekzekutuan pa gjyq, të tjerë u dënuan me burgime të reja të rënda. Revolta u shua, por mesazhi i saj jeton si simbol i kurajos përballë një regjimi të pamëshirshëm.
Pjesëmarrësit kryesorë në revoltë dhe dënimet e tyre:
• Sokol Sokoli – Pushkatim
• Tom Ndoja – Pushkatim
• Sokol Progri – 25 vjet burg
• Vllasi Koçi – 25 vjet burg
• Martin Leka – 16 vjet burg
• Haxhi Baçinozi – 21 vjet burg
• Bajram Vuthi – 15 vjet burg
• Ndue Pisha – 25 vjet burg
• Lush Bushgjoka – 12 vjet burg
• Kostandin Gjordeni – 10 vjet burg
• Lazër Shkëmbi – 12 vjet burg
• Hysen Tabaku – 11 vjet burg
Sokol Sokoli dhe Tom Ndoja u ekzekutuan barbarisht. Trupat e tyre u zbuluan në vitin 2011 në një vend të izoluar pranë antenave të Radio Shkodrës, dhe më pas u dekoruan nga Presidenti i Republikës me Medaljen e Artë të Shqiponjës, si Martirë të Demokracisë.
Burimi : Arkiva e AIDSSH
Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore.
Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.
Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.
Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.