Histori të harruara 25 June 2025, 16:26 Nga VNA

Fati tragjik i ministrit të parë të Arsimit pas Luftës në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Fati tragjik i ministrit të parë të Arsimit pas Luftës

Gjergj Kokoshi,  arsimtar dhe intelektual shkodran, diplomuar për filozofi në Itali e Francë dhe doktoruar për letërsi në Paris  u emërua Ministër i Arsimit në qeverinë e parë të Shqipërisë pas luftës së dytë botërore, në 23 Tetor 1944 në Qeverinë provizore të Beratit.

Ai besonte se arsimi cilësor, i ndërtuar mbi vlerat e dijes dhe përgatitjes akademike, ishte alternativa për të nxjerrë vendin nga errësira. Por kjo platformë  ishte në kundërshtim me modelin ideologjik të masivizimit të arsimit.

“Interpelancat parlamentare të Kokoshit lidhur me ligjin arsimor dhe buxhetin financiar sollën përplasje me pushtetin, duke detyruar reformatorin liberal të dorëhiqej.” – shkruan Dr. Enriketa Pandelejmoni në studimin e saj mbi figurën e Kokoshit.

Antifashist, Kokoshi ishte pjesë e Frontit Nacionalçlirimtar, propagandues i ideve për lirinë dhe edukimin e rinisë. Ai mori pjesë në rezistencën e armatosur në zonën e Dibrës dhe u gradua kolonel pas Kongresit të Përmetit. Në këtë kongres themelues të shtetit të ri, ai u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm AntifashistNacionalçlirimtar, strukturë me rol legjislativ.

Por cili ishte fati i një intelektuali që mendonte ndryshe? Në korrik të vitit 1946, Gjykata e Lartë Ushtarake e dënoi me 30 vite burg, nën akuza për: • sabotim të pushtetit popullor, • themelimin e grupit opozitar “Bashkimi Demokratik”, • kundërshtim të ligjeve të shtetit me synim rrëzimin e pushtetit popullor.

Burimi: AIDSSH

Lexo gjithashtu

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme