Histori të harruara 27 June 2025, 10:08 Nga VNA

Sot 81 vite nga masakra ndaj popullsisë çame

Ndaje në Whatsapp
Sot 81 vite nga masakra ndaj popullsisë çame

Masakrat ndaj popullsisë çame nisën më 27 qershor të vitit 1944, nën udhëheqjen e gjeneralit famëkeq Napoleon Zerva. Sulmin e Zervës e ndihmuan edhe gjermanët nazistë. Ata bënë çarmatosjen e një pjese të popullsisë.

Një valë tjetër masakre u krye në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit 1944. Më 28 gusht 1944 bandat e Zervës vranë në Pargë 49 burra dhe 8 gra.

Ndërsa më 14 shtator, këto forca në Filat grumbulluan gjithë burrat e mbetur në qytet, shumica e të cilëve ishin pleq dhe pas një "gjyqi" formal i dënuan të gjithë me vdekje. Numri i të vrarëve dhe të zhdukurve në qytetin e Filatit ishte 259 veta.

Si pasojë e këtij genocidi, nga një popullsi prej 35 000 vetash që ishte para lufte, në Çamëri mbetën vetëm disa dhjetëra familje shqiptarësh myslimanë. Gjatë masakrave të qershor – tetorit u vranë 2 000 burra, gra, fëmijë e pleq dhe u grabitën pasuritë e tyre.

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datën 30 qershor 1994 e shpalli 27 qershorin si “Dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinizmi grek”. Shumë pjestarë të komunitetit çam, më 27 qershor të çdo viti, përkujtojnë në Qafë-Botë të afërmit e tyre, që u masakruan nga shteti grek gjatë viteve 1913-1944.

Burimi nga: Historia e popullit Shqiptar, Nr. 4, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë, 2008, faqe 156-157.

Lexo gjithashtu

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme