Histori të harruara 2 July 2025, 09:17 Nga VNA

Refugjatët shqiptarë u ndoqën nga Sigurimi edhe në kampet jashtë vendit

Ndaje në Whatsapp
Refugjatët shqiptarë u ndoqën nga Sigurimi edhe në kampet

- Planifikohet sigurimi i filmimeve dhe infiltrimi i agjenteve për t’i ndjekur refugjatët edhe jashtë kufijve.

Edhe pse regjimi komunist shqiptar po shembej, Sigurimi i Shtetit vijonte të funksiononte me të njëjtin mekanizëm frikësimi, ndjekjeje dhe infiltrimi. Dokumentet arkivore të 25 korrikut 1990 tregojnë se regjimi e konsideronte krizën e ambasadave si një kërcënim të madh dhe ndërmori masa të menjëhershme për ndjekjen e qytetarëve të larguar, veçanërisht në Gjermaninë Perëndimore.

Plani

Kontrolli mbi refugjatët jashtë vendit indetifikohet përmes një plan veprimi ku synonte: • Kontrollin e refugjatëve përmes kartotekave të Drejtorisë së Tretë dhe të Parë. • Aktivizimin e agjentëve jashtë vendit për mbikëqyrje dhe informim. • Shfrytëzimin e lidhjeve të legalizuara e ilegale për të mbledhur të dhëna për vendndodhjen, qëndrimin, deklaratat dhe kontaktet e refugjatëve.

Agjentë të infiltruar dhe urdhra të detajuar

Agjentët me pseudonimet “6761”, “6759” dhe “1472” u aktivizuan për të: • Mësuar rreth trajtimit që autoritetet gjermane po u bënin refugjatëve, • Identifikuar tendencat për krijimin e partive politike, • Evidentuar elementët e armiqësuar dhe intelektualët që mund të shfrytëzoheshin, • Gjetur lidhje të mundshme me shërbimet e huaja të zbulimit.

Kamera të fshehta

Një prej urdhrave në dokument kërkonte edhe: “Qoftë edhe duke paguar diçka, të siguroni filmimin e refugjatëve në kampe, kushtet e punës dhe të jetesës, duke theksuar anën negative të problemit.”

Si dhe • Aktivizimi i “miqve të Shqipërisë”, përfshirë kosovarë e simpatizantë të regjimit për të ushtruar presion mbi refugjatët. • Ndjekja e figurave të emigracionit të vjetër si Leka Zogu, Zef Camaj, Ndue Gjokmarkaj etj., për të mësuar mbi interesat dhe kontaktet e tyre me të ikurit.

Një luftë e vazhdueshme ndaj të ikurve

Plani i Sigurimit nuk ndalej te ndjekja. Ai synonte: • Kontrollin e çdo përpjekjeje për organizim politik në diasporë. • Zbulimin e “nxitësve dhe organizatorëve” të 2 korrikut. • Ndikimin mbi kampet e refugjatëve dhe rekrutimin e elementëve për interesa të Sigurimit.

Dokumentet e korrikut 1990 janë një dëshmi e qartë se kontrolli i regjimit nuk mbaronte në kufi. Edhe pas arratisjes, shqiptarët mbeteshin objekt i ndjekjes, manipulimit dhe frikësimit të organizuar nga një sistem që refuzonte të rrëzohej në heshtje.

Burimi: AIDSH

Video

Këto janë momentet e tërheqjes së forcave të policisë serbe nga qendra e Beogradit, ndërsa mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të festuar fitoren zgjedhore të Listës Studentore. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë njësi policore që largohen nga zona qendrore e kryeqytetit serb, mes brohoritjeve të qytetarëve të mbledhur pranë institucioneve shtetërore.

Një aksident është regjistruar në Brazil, ku një tren është përplasur me një vinç që ishte rrëzuar mbi shinat hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, vinçi ishte rrëzuar në trasenë ku po lëvizte treni, duke shkaktuar përplasjen. Si pasojë e incidentit, operatori i vinçit ka mbetur i plagosur.

Del pas shtatë orësh nga SPAK biznesmeni Behgjet Pacolli.

Pas grumbullimit përpara Ministrisë së Arsimit, studentët dhe qytetarët protestues kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar për të 14-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme