Kronika 30 July 2024, 12:37 Nga VNA

U arrestua me urdhër të SPAK/ KLP pritet të pezullojë drejtuesin e Prokurorisë Vlorë

Ndaje në Whatsapp
U arrestua me urdhër të SPAK/ KLP pritet të pezullojë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pritet të mblidhet nesër për të pezulluar nga detyra drejtuesin e prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka.

Ai u arrestua me urdher të SPAK per shkak se rezultoi i perfshirë në skandalin e 3.4 mln euro që u sollen në dy Toyota Auris dhe u bllokuan në Portin e Durrësit. Në kërkim janë shpallur Erjona Dautaj, magjistrate, Radovan Cela avokat dhe Astrit Vladi, vëllai i njerit prej personave te implikuar më cështjen Toyota Auris. Në lidhje me këtë cështje SPAK nuk ka bërë asnjë reagim. Ndërsa janë nën hetim edhe persona të tjerë.

 

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme