Kronika 28 July 2024, 16:26 Nga VNA

“Siguria detare”, bllokon 29 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë

Ndaje në Whatsapp
“Siguria detare”, bllokon 29 mjete lundruese nga Ksamili në

Policia Kufitare ka bllokuar 29 mjete lundruese nga Ksamili në Velipojë. Mjetet e bllokuara janë nga jet ski, tek skafe dhe gomone. 11 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare, duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100,000 deri në 120,000 lekë të rinj. “Drejtuesit e 18 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10,000 lekë për mungesë dokumentacioni”. Sakaq, mësohet se në 13 raste turistëve iu është dhënë ndihmë nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare për shkak të prishjes së mjeteve lundruese apo duke mos u kthyer dot në breg nga dallët e mëdha.

Mjetet e bllokuara:

• 17 jet ski, 10 skafe dhe 2 gomone.

• 21 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë.

• 6 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin.

• 2 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë.

Video

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

Në ditën e 20-të, studentët janë mbledhur në protestë përpara Kryeministrisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme