Kronika 26 July 2024, 15:36 Nga VNA

Përleshja në Thumanë, 4 të arrestuar mes tyre një polic

Ndaje në Whatsapp
Përleshja në Thumanë, 4 të arrestuar mes tyre një polic

Janë arrestuar 4 persona, mes tyre një polic pas përplasjes në Thumanë, ku si pasojë e të shtënave u plagosën 3 persona.

U arrestua Sahit Ahmetajt, 55 vjeç, efektiv policie, banues në Fushë-Krujë, Adrian Ahmetaj, 45 vjeç, Fatos Sela 33 vjeç, Ylli Sela, 40 vjeç, të tre banues në Mamurra

 

Tiranë

Në vijim të dy informacioneve paraprake të dhëna mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, arrestuan shtetasit:

- S. A., 55 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal;

- A. A., 45 vjeç, F. S., 33 vjeç, Y. S., 40 vjeç, të tre banues në Mamurras, të dyshuar për kryerjen e veprave penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga nenet 76/22/ 25 dhe 278 të Kodit Penal.

Arrestimi i këtyre shtetase u bë pasi mbrëmjen e djeshme, më datë 25.07.2024, rreth orës 21.30, në vendin e quajtur Shperdhet, Mamurras, (në kufirin administrativ ndarës me qytetin e Krujës), shtetasit S. A., (me detyrë punonjës Policie) A. A., dhe disa personave të tjerë lidhje të tyre të ngushta familjare, kanë debatuar dhe janë konfliktuar fizikisht me vëllezërit F. S. dhe Y. S., për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me pronësinë e një sipërfaqe toke.

Me pas, konflikti midis tyre ka agravuar në përdorimin e armëve të zjarrit dhe si pasojë e të shtënave kanë mbetur të dëmtuar nga njëra palë shtetasit S. A., A. A., dhe nga pala tjetër shtetasi F. S., të cilët më pas janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip pistoletë e shtetasit S. A., municion luftarak (2 fishekë) dhe gëzhoja, të gjetura gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Video

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme