Kronika 25 July 2024, 22:53 Nga VNA

Konflikti për pronën përfundoi te armët, plagosen rëndë tre kushërinjtë në Mamurras

Ndaje në Whatsapp
Konflikti për pronën përfundoi te armët, plagosen

Një ngjarë e rëndë me dy të plagosur u regjistrua në mbrëmje në Mamurras. Gjatë një konflikti për motive pronësie, Sahit Ahmetaj Sela punonjës policie dhe Adrian Sela, kushërinj me njëri-tjetrin mbetën të plagosur.

Sipas policisë ata qëlluan në drejtim të njëri tjetrit. Policia tha se efektivi nuk ishte në detyrë në momentin e ngjarjes. Nga të dhënat paraprake ngjarja ndodhi në afërsi të një fabrike cimentoje në zonë. Të dy janë trasportuar në spital dhe per fat janë jashtë rreziku për jetën.

Ndërkoh mësohet se në spital më vonë është paraqitur një i tretë, Fatos Sela, që dyshohet se është plagosur gjatë të njëjtit konflikt në Thumanë.

Video

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme