Kronika 24 July 2024, 17:29 Nga VNA

I vuri 200 mijë euro gjobë pronarit të Sky Tower, arrestohet 24 vjeçari në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
I vuri 200 mijë euro gjobë pronarit të Sky Tower, arrestohet 24

Një 24 vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi i kishte vënë gjobë pronarit të Sky Tower, ish deputetit të Partisë Socialiste, Vladimir Kosta.

Selman Totraku ka pretenduar se ish deputeti i kishte dëmtuar banesën dhe për këtë i kërkonte 200 mijë euro.

Policia ka mundur të arrestojë të riun dhe gjatë kontrollit fizik i ka sekuestruar dy kaçavida që i mbante me vete.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan shtetasin S. T., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, në vende dhe periudha të ndryshme kohore, ka kanosur një 60-vjeçar për dhënie pasurie, me pretendimin se ky i fundit i ka dëmtuar atij banesën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy mjete të mprehta (kaçavida), të cilat ju gjetën shtetasit S. T. gjatë kontrollit fizik.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë.

Video

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme