Kronika 24 July 2024, 11:00 Nga VNA

Skandali tek Onkologjiku/ Seanca në GJKKO për 7 mjekët

Ndaje në Whatsapp
Skandali tek Onkologjiku/ Seanca në GJKKO për 7 mjekët

Shtyhet për në orën 14:00 seanca për mjekët. Kanë kërkuar avokatët të njihen me aktet.

Seanca e radhës në GJKKO për 7 mjekët dhe infermierët e spitalit Onkologjik të Tiranës.

Mjekët, Edmond Gashi, onkologia Alketa Pere, nëndrejtoresha Brikena Qirjazi dhe katër zyrtarët shtetërorë e privatë do të dalin sot për masën e sigurisë në GJKKO.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për 7 të akuzuar:

-Edmond Gashi, mjek onkolog në spitalin e Onkologjikut– “Arrest shtëpie” – Shpërdorim detyre

-Alketa Pere Ymeri mjeke onkolog në spitalin e Onkologjikut – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Brikena Qirjazi Ish zv.drejtoreshë e QSUT – “Detyrim paraqitje” – ”Shpërdorim detyre”

-Emiljano Lela Koordinatori pranë onkologjikut – “Detyrim paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Drilona Kishta ish-specialist pranë QSUNT banuese në Amerikë – “Detyrim Paraqitje” – Shpërdorim detyre

-Halil Gashi administrator i klinikës Megis, babai i mjekut Gashi – “Detyrim paraqitje” – Fshehje e te ardhurave

-Florian Marku administrator farmacie – “Arrest shtëpie”

 

Video

Nëntë jetë të humbura dhe rreth 600 banorë të evakuuar: një avion privat Learjet u rrëzua në një zonë banimi në Palm Beach, Florida, duke lënë pas gjurmë shkatërrimi. Sipas përshkrimit të videos, avioni ishte nisur nga Teksasi drejt Bahamasit, por fluturimi përfundoi në tragjedi, pa asnjë të mbijetuar në bord. Dëshmitarët e përshkruan rënien si atë të një rakete.

Një avion privat Learjet 60 u rrëzua më 1 nëntor në një zonë të banuar pranë Cresthavenit, në Florida, duke shkaktuar vdekjen e të nëntë personave në bord. Sipas Administratës Federale të Aviacionit të SHBA-së, avioni ishte nisur nga aeroporti Austin-Bergstrom në Teksas dhe po udhëtonte drejt Bahamasit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë momentin kur avioni përplaset pranë një rruge dhe shpërthen në flakë. Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, e cilësoi ngjarjen një “tragjedi të tmerrshme”. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit, raporton Reuters.

Nga rrugët e Tiranës në ekranet e Times Square: thirrja “Rama në burg, Berisha në burg” mbërrin edhe në zemër të New Yorkut.

Një zjarr i fuqishëm përfshiu hotelin “Good Luck” në Nepal, përgjatë rrugës turistike që të çon drejt kampit bazë të malit Everest. Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:00 dhe dyshohet se u shkaktua nga një bombol gazi në kuzhinën e hotelit. Të gjithë turistët dhe punonjësit u evakuuan në mënyrë të sigurt, ndërsa nuk raportohet për viktima apo të lënduar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme