Kronika 5 December 2024, 21:24 Nga VNA

Tragjike në Greqi/ Shqiptari vret gruan nga xhelozia dhe trupin e mbajti për një javë në papafingo

Ndaje në Whatsapp
Tragjike në Greqi/ Shqiptari vret gruan nga xhelozia dhe trupin e mbajti

Një ngjarje e rëndë tronditi sërish opinionin publik në Greqi, ku protagonistë ka qenë një familje shqiptare që jeton në Athinë.

Ka qenë një 39-vjeçar shqiptar i cili ka telefonuar policinë këtë të enjte duke i thënë se ka vrarë gruan me çekiç dhe se truppin e ka vendosur në papafingo.

Sapo policia ka arritur në vendngjarje ka konstatuar një erë të rëndë brenda banesës së çiftit e cila ndohet në zonën e Ampelokipi në Athinë.

Burri ju ka thënë oficerëve të policisë se e ka vrarë gruan nga xhelozia. Ai treoi se e ka qëlluar disa herë me grushta dhe me çekiç ndërkohë që fëmijiët ndodheshin në shkollë.

Ngjarja ka ndodhur një javë më parë, ndërsa sot 39-vjeçari ka marrë në telefon policinë dhe u ka treguar për krimin.

Ndërkohë gjatë gjithë kësaj jave fëmijët e çiftit të cilët ndodheshin në shtëpi, përveç erës së rëndë, nuk kanë patur dijeni për krimin që kishte kryer babai i tyre.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme