Kronika 4 December 2024, 16:43 Nga VNA

Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit

Ndaje në Whatsapp
Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me burgim të

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Efthimios Eftimius, ish-komandon e forcave ushtarake greke, i cili ekzekutoi Devi Kasmin në hyrjen e pallatit të tij pranë Spitalit Pediatrik në Tiranë, më 29 janar 2018.

Elton Halipaj është dënuar me 33 vite burg, pasi dyshohet të jetë personi që i siguroi shtetasit grek mjetet e nevojshme për kryerjen e vrasjes.

Sipas Prokurorisë, viktima Devi Kasmi ishte kundërshtar i Domart Konjarit dhe dyshohet se konfliktet mes tyre kanë lindur për prishjen e pazareve të trafikut të kokainës. Në një proces të ndarë, Aurel Hoxhallari, i konsideruar organizatori i vrasjes së Kasmit, është dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm. Dosja e tij aktualisht ndodhet në Gjykatën e Lartë.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme