Kronika 4 December 2024, 10:40 Nga VNA

Pretenca për përplasjen me armë në kallmet, kërkohen 12 dhe 28 vite burg për të pandehurit

Ndaje në Whatsapp
Pretenca për përplasjen me armë në kallmet, kërkohen 12

Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën për ngjarjen e rëndë të ndodhur në prill të vitit 2022 në fshatin Kallmet, ku u përfshinë ish-kreu i Njësisë Administrative, Besnik Simoni, dhe Altin Marku.

Për Besnik Simonin, Prokuroria ka kërkuar dënimin me 12 vite burg, duke e akuzuar për veprat penale “vrasja në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ndërkohë, Altin Marku rrezikon një dënim prej 28 vitesh burg, pasi akuzohet për “vrasje me paramendim” dhe “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Ngjarja shkaktoi tronditje në zonë, pasi përplasja me armë dyshohet se kishte motive personale. Tashmë, vendimi përfundimtar i çështjes mbetet në dorë të gjykatës.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme