Kronika 3 December 2024, 17:09 Nga VNA

Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi/ Prokuroria kryen eksperiment të dytë hetimor

Ndaje në Whatsapp
Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi/ Prokuroria kryen eksperiment të

Prokuroria e Tiranës do të kryejë një eksperiment të dytë hetimor lidhur me vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, krim për të cilin dyshohen dhe janë vënë në pranga vëllezërit, Shkëlqim e Florian Dukaj. Burime pranë prokurorisë thanë se eksperimenti do të përcaktojë se sa kohë i është dashur autorit të dyshuar të zbresë nga shkallët e emergjencës së hotelit në zonë të ndjekë tunelin e fshehtë dhe të dalë tek banaku i lokalit në pronësi të tij. Sepse nga hetimet e para, prokuroria dyshon se Shkëlqim Dukaj, oficer gjyqësor i komisariatit nr. 2 në Tiranë pasi qëlloi për vdekje biznesmenin u largua përmes një tuneli duke iu shmangur fiksimit në pamjet e kamerave të sigurisë. Ndërsa vëllai i tij Florian Dukaj hidhte fishekzjarre që të shmangte zhurmën e armës në momentin kur Reçi u ekzekutua. Eduart Reci u qëllua me plumb në kokë dhe gjeti vdekjen më pas, teksa pinte cigare para pallatit që kishte ndërtuar vetë në zonë. Sipas prokurorisë vëllezërit e ekzekutuan biznesmenin për shkak të konflikteve për pronën, pasi ishte angazhuar për ndërtimin e një pallati.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme