Kronika 2 December 2024, 19:45 Nga VNA

Vrau 50-vjeçarin në Ndroq/ Julian Gjoshi shfaqi çregullime gjatë dorëzimit, armën e dorëzoi avokati i tij

Ndaje në Whatsapp
Vrau 50-vjeçarin në Ndroq/ Julian Gjoshi shfaqi çregullime

Autori i ngjarjes në Ndroq, 26-vjeçari Julian Gjoshi është dorëzuar në polici ditën e sotme, pasi dyshohet se ka qëlluar për vdekje Alfred Dedjanin ditën e djeshme.

Grupi hetimor po shqyrton mundësinë që ngjarja të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të shkaktuar nga motive të dobëta mes autorit dhe viktimës, ndodhur në kohët e fundit.

Mësohet se Gjoshi ka shfaqur çrregullime gjatë dorëzimit të tij tek autoritetet. Po ashtu, arma e krimit është dorëzuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë nga avokati i 26-vjeçarit.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme