Kronika 2 December 2024, 17:22 Nga VNA

Anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, 32-vjeçari ekstradohet nga Greqia në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Anëtar i një grupi të strukturuar kriminal, 32-vjeçari
Ekstradohet nga Greqia në Shqipëri një 32-vjeçar nga Berati. Robert Gjika është pjesëtar i një grupi kriminal që akuzohet në kuadër të megaoperacionit “NOMADA”, se ka transportuar ilegalisht, emigrantë, kryesisht në Britani të Madhe.

“Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstradua: -nga Greqia në Shqipëri, shtetasi Robert. Gjika., 32 vjeç, i lindur në Berat. Në vitin 2024, GjKKO-ja i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ky shtetas dyshohet si pjesëtar i një grupi kriminal që akuzohet në kuadër të megaoperacionit “NOMADA”, se ka transportuar ilegalisht, emigrantë, kryesisht në Britani të Madhe”- thuhet në njoftim.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme