Kronika 1 December 2024, 20:02 Nga VNA

Vrasja në Ndroq/ Alfred Dedja u ngrit për ta përqafuar, autori e qëlloi me armë pa i thënë asnjë fjalë

Ndaje në Whatsapp
Vrasja në Ndroq/ Alfred Dedja u ngrit për ta përqafuar, autori e

Janë zbuluar të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur këtë pasdite në fshatin Ndroq të Tiranës, ku pas të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur Alfred Dedja, rreth 50-vjeç. Sipas informacioneve autori i dyshuar i vrasjes, Julian Gjoshi, ishte mik me Dedjan.

Viktima ka qenë duke drekuar me miqtë, kur në momentin që është futur në lokal 27-vjeçari. Dedja është ngritur për ta përqafuar, por ai e ka qëlluar me armë zjarri, pa i thënë asgjë.

Pas të shtënave autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij. Paraprakisht dyshohet se shkak i këtij konflikti janë bërë prishja e pazareve të drogës mes autorit dhe viktimës.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme