Kronika 3 December 2024, 09:44 Nga VNA

"E vrava se më shante tek të tjerët...". Alibia e Julian Gjoshit për vrasjen e Alfred Dedjas në Ndroq

Ndaje në Whatsapp
"E vrava se më shante tek të tjerët...". Alibia e

"E vrava se fliste keq për mua". Julian Gjoshi  kunati i të shumëkërkuarit Altin Hajri autor i dyshuar i vrasjes së Alfred Dedjas u përpoq ti tregonte grupit hetimor se vrasja ka motive të dobëta dhe nuk është krim i organizuar.

"Alfredi më shante tek njerëzit e tjerë dhe nuk durova dot. E qëllova", ka shtuar ai.

Pavarësisht alibisë së Gjoshit policia ka dyshime të forta se krimi ka motiv përplasjen e tyre në trafikun e drogës. Julian Gjoshi dhe Dedja njiheshin së bashku pasi kishin punuar sëbashku në lokalin e Altin Hajrit ngjitur me Golden Resort ku u mbajt peng dhe më pas zhduk trupi i pajetë i Jan Prengës. Emri i Gjoshit del edhe ne dosjen e Jurgis Cyrbjas ku i shumëkërkuari Altin Hajri i kerkon ish-deputetit socialist të ndikojë për lirimin e 26-vjecarit nga burgu pasi ishte kapur me armë pa leje.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme