Kronika 3 December 2024, 16:58 Nga VNA

Arrestohet shkodrania, dyshohet se bashkëpunoi me vëllanë për gjobëvënie

Ndaje në Whatsapp
Arrestohet shkodrania, dyshohet se bashkëpunoi me vëllanë

Motër e vëlla në Shkodër, Lumturi e Benard Pllumbaj janë akuzuar nga Prokuroria e Shkodrës pasi dyshohet se kanë kërcënuar, me qëllim përfitimin pasuror ndaj shtetasit Ardian Fierza, pronar i një agjencie funerale në qytetin verior. Sipas njoftimit të Prokurorisë Shkodër, thuhet se atentatet e përsëritura ndaj Ardian Fierza, organi i akuzës nisi hetime për disa vepra penale dhe kërkoi arrestimin e një shtetaseje të dyshuar. Njoftimi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër, ka regjistruar procedimin penal nr.1265 të vitit 2024, për dyshime të kryerjes së veprave penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’, ‘Shkatërrimi i pronës me eksploziv’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, parashikuar nga nenet 109/b, 152 dhe 278/p.1 të Kodit Penal, në dëm të shtetasit A.F.Brenda një periudhe të shkurtër, këtij shtetasi i kanë vendosur lëndë plasëse në biznesin dhe në shtëpinë e tij.Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera deri më tani, në drejtim të zbardhjes së ngjarjeve, Prokuroria pranë Gykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër ka kryer arrestimin e shtetases Lumturi Pllumbaj. Kjo shtetase, dyshohet se ka bashkëpunuar me vëllanë e saj, Benard Pllumbaj si dhe me persona të tjerë të përfshirë në ngjarje me qëllimin për të shtrënguar me anë të kanosjes shtetasin A.F. për të përfituar padrejtësisht pasuri. Dyshimet e arsyeshme bazohen në provat e administruara deri më tani si rezultat i aplikimit edhe të metodave speciale të hetimit.Gjatë arrestimit të shtetases L.P., dhe nga kontrollet e ushtruara u gjendën sende të tjera të paligjshme si mjete të përdorura për kryerjen e veprave të mësipërme penale.Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Shkodër bën me dije se janë duke u kryer veprimet të tjera hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të tjerë të kryerjes së veprës penale.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme