Kronika 4 December 2024, 23:07 Nga VNA

Jo vetëm Matrix, Sky ECC, EnchroChat/ Klodiana Lala: Ka dhe dy aplikacione të reja që përdoren nga kriminelët

Ndaje në Whatsapp
Jo vetëm Matrix, Sky ECC, EnchroChat/ Klodiana Lala: Ka dhe dy aplikacione

Gazetarja Klodiana Lala foli sot në emisionin “Open” për aplikacionet që përdoren nga grupet kriminale për veprimtaritë e tyre. Ajo theksoi se, përveç aplikacioneve të njohura si Sky ECC, EnchroChat dhe Matrix, ka dhe dy aplikacione të reja që janë aktualisht në përdorim nga kriminelët për të diskutuar aktivitetet e tyre të paligjshme.

Lala shpjegoi se këto aplikacione ende nuk janë deshifruar dhe janë të kushtueshme për përdorim. Ajo shtoi se identifikimi i përdoruesve është shumë i vështirë, pasi këto aplikacione ofrojnë nivel të lartë anonimati. Gazetarja theksoi se sfida kryesore për autoritetet është të bëjnë individualizimin e përdoruesve, pasi një adresë mund të përdoret nga disa persona, dhe identifikimi bëhet edhe më i komplikuar kur nuk ka informacione personale si foto apo detaje të tjera lidhur me individin.

Lala përmendi gjithashtu se aplikacioni "Matrix" është i fundit i deshifruar, pas “SkyECC”, “EncroChat”, “Exclu” dhe “Ghost”. Ky shërbim mesazhesh, i krijuar për kriminelët, u zbulua nga autoritetet holandeze në vitin 2021 në telefonin e një të dënuari për vrasjen e një gazetari dhe që nga atëherë ka nisur një hetim i gjerë për përdorimin e tij nga grupe kriminale.

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme