Kronika 16 June 2024, 21:33 Nga VNA

Tom Doshi përfshihet në konflikt pronësie, procedohet nga policia

Ndaje në Whatsapp
Tom Doshi përfshihet në konflikt pronësie, procedohet nga policia

Ish-deputeti socialdemokrat Tom Doshi i sanksionuar non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është përfshirë në një konflikt për cështje pronësie.

Për këtë arsye është proceduar nga Policia e Shkodrës për veprën penale dëmtime të tjera me dashje. Doshi është konfliktuar me dy vëllezër në Velipojë dhe gjatë incidentit Prek Molla ka pësuar lëndime.

Tom Doshi nuk hyri në parlament edhe pse u zgjodh deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.

Njoftimi i policisë

Velipojë

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar në kallëzimet e bëra nga vëllezërit L.M e P.M, proceduan penalisht shtetasin T. D., 58 vjeç, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.

Mbasditen e djeshme, në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë, Velipojë, shtetasi T. D, është konfliktuar dyshohet për motive pronësie me shtetasit L. M., 65 vjeç dhe P. M., 58 vjeç, ( vëllezër). Si pasojë e konfliktit shtetasi P. M., 58 vjeç pësoi dëmtime të lehta fizike.

Vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.

Video

Ç’të bën vëllai, s’ta bën as opozita.

“A mendoni se po shihni një revolucion këtu?” Kështu i përgjigjet Edi Rama gazetarit amerikan Andrew Callaghan, kur ai e pyet për protestat e lëvizjes “Revolucioni i Flamingove” dhe për qytetarët që kërkojnë ndryshim. Rama thotë se protestuesit kanë të drejtë të dalin në rrugë. Por intervista nuk shkon deri në fund: sipas Channel 5, kryeministri largohet gjatë bisedës, e cila ishte pjesë e një investigimi më të gjerë ku trajtohen edhe raportet e tij me Jared Kushner.

Hajdari i përvishet Veliajt për “çorbën e fantazive”, por për Ramën asnjë fjalë

Në protestë…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme